top of page
Search

Pse Duhet Të Mësojmë Anglisht?

  • Writer: Paula
    Paula
  • Mar 17, 2018
  • 2 min read

Updated: Apr 15, 2018

Në ditët e sotme gjuhët e huaja janë çelësi i suksesit të çdokujt. Anglishtja është padyshim gjuha më e rëndësishme sipas shumë studimeve. Anglishtja është çelësi që hap çdo derë komunikimi.

Por si më lindi ideja për të hapur këtë faqe dhe si egzaktësisht është metoda ime?


Si fillim, kur mundohesha të mësoja anglisht, pothuajse nuk kishte asnjë material në internet. Dhe ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një faqe të strukturuar për të mësuar anglisht hap pas hapi. Shumica prej nesh zgjedhin të shkojnë në kurse dhe të paguajnë shuma marramendëse çdo muaj dhe ka shumë raste kur nuk arrijnë të mësojnë ashtu si ata duan, sepse kur shohin filma apo ndeshen me dikë që flet anglisht nuk e kuptojnë.


Metoda që unë do të ndjek për t'ju mësuar anglisht është një metodë që e kam përdorur vetë dhe që e përdor për të mësuar gjuhët e tjera që jam momentalisht duke mësuar. Si fillim do të nisim nga gjërat bazë, nga alfabeti, fjalët e lehta dhe kështu me radhë dhe më pas me njohuri gramatikore. Do t'ju mësoj si të memorizoni fjalët dhe gjithashtu si të keni një theks të mirë dhe të artikuloni qartë dhe saktë. Për sa i përket gramatikës, do t'jua shpjegoj në mënyrë që ta kuptoni sa më lehtë.


Mënyra se si njerëz të ndryshëm mësojnë ose e kanë më të lehtë për të mësuar ndryshon nga një person te një tjetër. Për këtë arsye unë vendosa që të përpiloj një program që i përfshin të gjitha mënyrat. Mësimet e mia do të jenë në formë audio, video dhe teksti. Mund të dëgjoni versionin audio, ndërkohë që jeni në autobus, duke bërë një shëtitje, duke u relaksuar etj. pa pasur nevojë as edhe për internet. Nëse nuk kuptoni diçka nga audio, mund të lexoni të gjithë shpjegimin në webin tim, ose të shikoni videon në kanalin tim në YouTube. Nëse nuk kuptoni diçka mund të më pyesni në komente apo dhe të më dërgoni email. Një herë në javë në faqe do të ketë një sondazh rreth një teme që ju do doni që unë të shpjegoj dhe kështu çdo paqartësi do të sqarohet.

Çdo pyetje dhe sugjerim i juaji do të merret parasysh :)
 
 
 

Comments


Bashkohuni me skuadrën tonë

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • YouTube Social  Icon
  • Facebook Social Icon
  • Instagram Social Icon
Shkoni në krye të faqes
bottom of page