top of page
Rreth meje (about me)

Hello everyone,
Unë jam Paula. Jam e apasionuar pas gjuhëve të huaja, di anglisht, turqisht dhe pak italisht. Momentalisht jam duke mësuar gjermanisht dhe frëngjisht. Të mësosh gjuhë të huaja është diçka kaq e bukur, që të mundëson të njihesh me kultura të reja dhe me njerëz nga e gjithë bota. Mësimi i një gjuhe tjetër është si një portë që të hap rrugën drejt një galaksie tjetër njohurish, sepse gjuha është barriera që i ndan njerëzit nga njëri-tjetri. Dhe anglishtja është një nga gjuhët, që sot më shumë se kurrë duhet ta dijë çdo njeri, pa dallim moshe, pasi është 50% ndihmesë kudo ku shkon. Nëse di anglisht, gjysma e problemit tuaj është e zgjidhur. Prandaj dua që t'i ndihmoj ata që duan të mësojnë anglisht, ta mësojnë sa më shpejt dhe më lehtë me anë të metodës sime. Së shpejti do të ketë dhe një ebook falas me 5 hapat e domosdoshme që duhet të ndiqni për të mësuar anglisht sa më shpejt.
Kjo është faqja e parë shqiptare e kompletuar që do t'i përshtatet mënyrës së çdokujt për të mësuar. Të gjitha materialet që unë do të postoj, do të postohen në formë të shkruar në faqen time, në formë video në kanalin tim në YouTube dhe në formë audio në kanalin tim në podcast, që kudo ku të ndodheni të lexoni, dëgjoni apo dhe të shikoni video. Ju garantoj se mjafton të keni pak vullnet dhe dëshirë dhe në më pak se 6 muaj do të mësoni të komunikoni në anglisht me këdo.
Por mjaft me fjalë. Now, let's learn English together (Tani, le të mësojmë anglisht bashkë) !
bottom of page