top of page
Search

Mësimi 1 • Alfabeti & Prezantimi

  • Writer: Paula
    Paula
  • Mar 20, 2018
  • 2 min read

Updated: Jul 28, 2018

Në këtë mësim do t'ju mësoj alfabetin e gjuhës angleze dhe gjithashtu do t'ju mësoj se si të prezantoni veten tuaj në anglisht.

Alfabeti i gjuhës angleze, në ndryshim nga alfabeti i gjuhës shqipe, ka 26 shkronja. Ato janë si në vijim:



This is the English alphabet (Ky është alfabeti anglez)



Prezantimi në anglisht:


A: Hello! My name is Paula. What is your name?
B: Hello Paula. My name is John. Where are you from?
A: I am from Albania. And you?
B: I'm from Italy. Nice to meet you Paula,
A: Nice to meet you too, John. Goodbye!
B: Bye!

Ky dialog është një dialog mes dy personave, Paulës dhe Johnit. Më poshtë do ta përkthej:


A: Përshëndetje! Emri im është Paula. Si të quajnë ty?
B: Përshëndetje Paula. Emri im është John. Nga vjen ti?
A: Unë vij nga Shqipëria. Po ti?
B: Unë vij nga Italia. Gëzohem që u njohëm Paula!
A: Gëzohem gjithashtu, John. Mirupafshim!
B: Pafshim!


Pra, siç e shikoni dhe ju nga ky dialog mund të mësojmë disa fjalë të reja.


hello = përshëndetje

name = emri

my = im/ime

to be (am, is, are) = jam (jam, është, janë)

what = çfarë

where = ku

from = nga

Albania = Shqipëri

Italy = Itali

nice to meet you = gëzohem që të njoh

too = gjithashtu

goodbye = mirupafshim

bye = pafshim


Për të parë videon e këtij mësimi kliko këtu


Gramatikë


Si fillim në dialog vini re që folja "jam" gjendet në dy forma të ndryshme. Kjo për arsye se në anglisht kjo folje është e çrregullt dhe e ndryshon formën e saj gjatë zgjedhimit.


Por cilët janë përemrat vetor në gjuhën angleze?


Përemrat në gjuhën angleze janë:


I (unë)

he (ai)

she (ajo)

it (ai/ajo për objekte ose kafshë)

we (ne)

you (ti/ju)

they (ata)


Përemri i vetës së parë njëjës (unë), pra "I", shkruhet gjithmonë me shkronjë të madhe. Shembull:

- I am a girl. (Unë jam një vajzë.)

- He is a boy, but I am a girl. (Ai është një djalë, por unë jam një vajzë.)



The verb "to be" (folja jam)


Folja "jam" ka dhe formën e saj të shkurtër:

am = 'm (I am from Albania/ I'm from Albania.)

is = 's (He is from Switzerland / He's from Switzerland.)

are = 're (We are friends / We're friends.)


Pyetja "ku"


Cilët janë përemrat pronorë?

Anglishtja është një gjuhë shumë e lehtë nëse e krahason me gjuhë të tjera si gjermanishtja, frëngjishtja apo dhe shqipja. Përemrat pronor për shembull, kanë vetëm një formë, nuk ndryshojnë në rasa, apo gjini, pasi në anglisht këto kategori nuk ekzistojnë.

Përemrat në anglisht janë:

Shembuj:

My book is interesting. => Libri im është interesant.

I like your book. => Unë e pëlqej librin tënd. (Pra siç e shikoni, në anglisht përemri "your" është njëlloj në të gjitha rasat, nuk e ndryshon formën e tij.)


Për të parë videon e këtij mësimi kliko këtu

Për ushtrime rreth këtij mësimi kliko këtu

Për zgjidhjen e ushtrimeve klikoni këtu

 
 
 

Comments


Bashkohuni me skuadrën tonë

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • YouTube Social  Icon
  • Facebook Social Icon
  • Instagram Social Icon
Shkoni në krye të faqes
bottom of page