top of page
Search

7 Këshilla Për Të Mësuar Fjalë Të Reja

Writer's picture: PaulaPaula

Updated: Jul 19, 2018



Zgjerimi i fjalorit është një nga detyrat më primare që do të kemi, sepse nëse nuk dime fjalët, por dime gramatikë, nuk mund ta përdorim gramatikën dhe nuk mund të shprehemi, por nëse dime fjalë, dhe pak gramatikë, mund të shprehemi, jo korrektësisht, por ajo që duam do të kuptohet pak a shumë. Dhe pasatj gramatikën do ta mësojmë gradualisht.

Por si mund t’i memorizojmë fjalët?

Kjo është një nga pengesat që hasim shpesh kur mësojmë një gjuhë. Në shkollë na kanë mësuar, që mjë fjalë mësohet duke e shkruar atë shumë herë. Por kjo metodë nuk është shumë efikase, pasi ti e shkruan, dhe në moment të kujtohet, por më pas e harron, sepse ajo rregjistrohet vetëm në memorien tone afatshkurtër. Unë do t’ju sugjeroj disa mënyra më efikase.

  • Si fillim duhet të zbuloni se cila mënyrë është më efikase për ju.

Disa njerëz mësojnë duke shkruar, disa mësojnë duke dëgjuar. Nëse mësoni duke shkruar, duhet të gjeni mënyra argëtuese se si të mësosh një fjalë. Nëse mësoni duke dëgjuar, mund ta dëgjoni atë fjalë shumë herë në fjalor, dhe të dëgjoni fjali me atë fjalë.


1 – Mbani një listë

Gjithmonë mbani një fletore të vogël me vete ose telefonin tuaj dhe shkruani fjalët që nuk I dini. Sa here që ndesheni me një fjalë që nuk e keni pare më parë shkruajeni në list, dhe kur të keni kohë gjeni kuptimin e kësaj fjale. Gjatë kohës suaj të lirë, kur jeni duke pritur, jeni në autobus, etj shikojeni listen dhe përsëritini fjalët në mendjen tuaj, ose dhe me zë nëse është e mundur.


2 – Përdorni fjalët e reja sa më shpesh të jetë e mundur.

Zakonisht njerëzit kanë tendencinë të përdorin vetëm një numër të caktuar fjalësh, duke ndenjur në zonën e tyre të konfortit, pork jo nuk është productive. Një fjalë që është e re, duhet ta përdorim sa më shpesh të jetë e mundur, që ajo të bëhet pjesë e fjalorit tonë.


3 – Filloni të mendoni në anglisht.

Gjatë ditës ndaloni në një moment dhe filloni të mendoni në anglisht. Është shumë e rëndësishme, sepse kur të mendoni do ju mungojnë fjalë, kështu që ato fjalë mund t’I shkruani në listen tuaj dhe kur të keni kohë mund t’i përktheni. Kështu që fjalori juaj rritet shumë.


4 – Gjithashtu duhet të lexoni shumë.

Në internet ka artikuj pa fund në anglisht dhe për fillestar. Do të vendos tani pas çdo mësimi një artikull në link, me të cilin duhet të punoni që ta kuptoni. Gjithashtu fjalor shumë I mire për përkthimin nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas është http://www.argjiro.net/fjalor/index.php. Në fjalorët e tjerë dhe google translate ka goxha gabime. Nëse për një fjalë nuk mund të gjeni kuptimin, më pyesni mua.


5 – Shikoni video në Youtube me materiale për nivelin tuaj në anglisht.

Tani që jeni fillestar, mund të shikoni video të shkurtra për fëmijë. Do mundohem që në çdo video të vendos dhe nga një link me video në anglisht, që janë me titra, kështu që për fjalët e reja që nuk dini mund t’I përktheni.


6 – Luani quice me fjalor.

Vocabtest, MerriamMerriam-Webster-Webster and Vocabulary.com janë disa website që mund të përdorni. Mësimi është më argëtues me lojra.


7 – Mësoni duke u praktikuar me njëri-tjetrin.

Mund të lini koment dhe të gjeni dike që është i interesuar të praktikojë anglishten me ju. Nëse doni mund të krijoj një grup në email dhe të bashkoheni me këtë grup, në mënyrë që të praktikoheni. A doni? Nëse po lini një koment në Youtube.


Për të parë videon e këtij mësimi kliko këtu

1,227 views1 comment

Recent Posts

See All

1 comentario


dorina ina
dorina ina
16 jul 2018

Dua te thwm se jeni per tu vlersuar flm

Me gusta

Bashkohuni me skuadrën tonë

© 2023 by The Book Lover. Proudly created with Wix.com

  • YouTube Social  Icon
  • Facebook Social Icon
  • Instagram Social Icon
Shkoni në krye të faqes
bottom of page